Njoftim vendimi
2025-05-05 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.04.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se, pas marrjes së provave të reja dhe analizimit të tyre rezultoi se problematikat e konstatuara për kriterin e vlerësimit të pasurisë janë shteruar gjatë procesit të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dhe në këto kushte, kërkoi nga trupi gjykues lënien në fuqi të vendimit nr. 539, datë 8.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Hysni Mulaj.
Subjekti i rivlerësimit, përmes përfaqësueses ligjore, parashtroi se ashtu siç u referua edhe nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, u provua e kundërta e shkaqeve të ankimit në lidhje me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.
Trupi gjykues, pasi u njoh me qëndrimet përfundimtare të palëve, u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 05.05.2025, në orën 12:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.