Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2025-10-13 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 711, datë 01.11.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.10.2025.

Related upcoming events

  • 2025-12-15 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.11.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se pretendimet e tij për të kundërtën e shkaqeve të ankimit mbeten në nivel deklarativ e të pambështetura në aktet në dosje. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 689, datë 24.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshoi shkaqet e ankimit dhe dokumentin “gjetje dhe mendim” të paraqitur nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 689, datë 24.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas tij, i bazuar në ligj e në prova, i marrë pas një hetimi të plotë, shterues dhe argumentues.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.12.2025, ora 15:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.