Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sabri Kastrati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 800, datë 19.09.2024.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 800, datë 19.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sabri Kastrati.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 17.12.2025, në Tiranë.
