Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2021-05-31 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.05.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 46/2019, datë 25.09.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.

Kryesuesja e seancës bëri me dije se, pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor në seancën e datës 19.05.2021 dhe u tërhoq për vendimmarrje lidhur me çështjen, gjatë bisedimeve, bazuar në nenin 315 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 50 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 19.05.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë, për t’i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim – Taksave:

– informacion nëse në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe a tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit.

Sapo trupi gjykues të ketë marrë këtë informacion nga institucionet e mësipërme, do t’ua përcjellë palëve në gjykim sipas rregullave procedurale.

Në pritje të këtij dokumentacioni shtesë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 17.06.2021, ora 9:00. Në këtë seancë, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me dokumentacion e ri, nëse do t’u jetë vënë në dispozicion paraprakisht nga Kolegji.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-11-26 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, seanca gjyqsore publike që i përket çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, për subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa, e cila po gjykohet mbi bazën e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e planifikuar për t'u zhvilluar më datë 26.11.2025, për arsye objektive, do të shtyhet për në datën 05.12.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-26 All day

    The Appeal Chamber announces that the public hearing of case (JR) 18/2024, dated 24.05.2024, related to the assessee Gëzim Çopa, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 738, dated 22.02.2024, of the Independent Qualification Commission, scheduled to take place tomorrow, on 26.11.2025, for objective reasons shall be postponed to 05.12.2025, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.