Njoftime

Njoftime

2020-12-07 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 251, datë 09.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 13:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Eneida Civici të dëgjohet lidhur me çështjen e saj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 178, datë 08.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako të dëgjohet në gjykimin e çështjes.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 09.12.2020, ora 10:00, për shkak të mungesës së gjyqtares relatore për arsye objektive për motive shëndetësore, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.01.2021, ora 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

***

 

Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 07.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 11.30.

Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

 

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 13.00.

Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2025-11-26 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, seanca gjyqsore publike që i përket çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, për subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa, e cila po gjykohet mbi bazën e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e planifikuar për t'u zhvilluar më datë 26.11.2025, për arsye objektive, do të shtyhet për në datën 05.12.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-26 All day

    The Appeal Chamber announces that the public hearing of case (JR) 18/2024, dated 24.05.2024, related to the assessee Gëzim Çopa, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 738, dated 22.02.2024, of the Independent Qualification Commission, scheduled to take place tomorrow, on 26.11.2025, for objective reasons shall be postponed to 05.12.2025, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.