Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 724, datë 13.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.
Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
***************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit nr. 728, datë 28.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
**************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 2-19/2021 (JR), datë 19.02.2024, që i përket kërkueses Elbana Lluri me objekt “Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”
Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
*************
Më datë 22.02.2024 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit nr. 446, datë 16.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi