Njoftime

Njoftime

2024-12-06 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 21-4/2019 (JR), datë 25.11.2024, që i përket kërkuesit Artor Ylli me objekt “Rishikimi i vendimit Nr. 31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Artor Ylli.”

Në datën 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

********

Në datë 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Ina Rama, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2024-12-26 All day

    Ditën e martë, më datë 21.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 730, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-12-26 All day

    On Tuesday, 21.01.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 19/2024, dated 29.05.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 730, dated 10.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Valentin Preçi.

    The trial panel of this case shall consist of judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Mimoza Tasi

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.