Seancë publike

Seancë publike

2022-06-22 10:00 - 14:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik pranoi disa nga pretendimet e subjektit të rivlerësimit për kriterin e pasurisë, por në tërësi, vlerësoi se subjekti i rivlerësimit, znj. Elbana Lluri, ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së saj. Përfundimisht, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Elbana Lluri, deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj ka arritur të provojë në mënyrë të pakontestueshme burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë, duke arritur nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 6 korrik 2022, ora 15:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2024-05-27 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.05.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 358, datë 19.03.2021.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda procedurale dhe per t'i siguruar subjektit të rivlerësimit të drejtën për t'u dëgjuar e mbrojtur.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e hënë, në datën 27.05.2024, ora 10.00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-06-03 All day

    Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-06-03 All day

    On Monday 03.06.2024, at 10:00, the Appeal Chamber will hold the public hearing of the case (JR) no. 29/2021, dated 28.05.2021, pertaining to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 352, dated 01.03.2021, corresponding to the assessee Iliba Bezati.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo

    Members: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.