Seancë publike

Seancë publike

2024-01-23 All day

Sot më datë 23.01.2024, ora 09:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2023, datë 15.03.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike, znj. Irena Nino, duke i qëndruar shkaqeve të saj të ankimit, në mbështetje të rekomandimit dhe gjetjeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës për asnjë prej tri kritereve të rivlerësimit, të pasurisë, të figurës dhe atë të aftësive profesionale, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes. Në përfundim, Komisionerja Publike kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri.

Subjekti i rivlerësimit, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, i qëndroi prapësimeve të saj për të gjitha shkaqet e ankimit, duke u shprehur se aktet dhe dokumentacioni i vënë në dispozicion të trupit gjykues dhe shpjegimet e dhëna nga ana e saj në seancat e mëparshme provojnë se ankimi i Komisioneres Publike është i pambështetur në prova dhe akte dhe në interpretim të gabuar të legjislacionit. Në përfundim, subjekti i rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 29.01.2024, ora 15:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-10-28 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, se gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e kontradiktor dhe ka të ardhura të pamjaftueshme për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve të pasurisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit mund të paraqesë prova dhe argumenta shtesë për të përmbysur barrës e provës, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë rë detajuar shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se mbulon plotësisht me burime të ligjshme pasurinë e tij dhe se disa pasaktësi të vërejtura nuk cenojnë ligjshmërinë e burimit të krijimit të kësaj pasurie. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit paraqiti aktë të reja bashkëlidhur parashtrimeve, të cilat, kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Z. Ervin Pollozhani i kërkoi Kolegjit që, pasi të vlerësojë aktet në dosje, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023.

    I pyetur nga kryesuesja, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk kishte kundërshtim lidhur me pranueshmërinë e akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ato nuk përmbajnë rrethana me interes për procesin. Subjekti i rivlerësimit ndau të njëjtin qëndrim me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtuar se ka dhënë shpjegime shteruese lidhur me denoncimet si dhe akte në të cilat mbështet qendrimin e tij.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit, të depozituara në Kolegj, më datë 21.10.2025. Duke marrë në konsideratë qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me denoncimet, shpjegimet e subjektit të rivlerësimit në këtë kuadër, si dhe pasi i vlerësoi ato e aktet e depozituara prej tij, trupi gjykues vendosi të mos hetojë më tej, pasi nuk përmbushin kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes, duke i ftuar ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes.

    Për t’u dhënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.11.2025, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-10-28 All day

    On Tuesday, 28.10.2025, at 13:00, the Special Appeals Chamber shall adjudicate in public hearing the case (JR) no. 6/2024, dated 14.02.2024, corresponding to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 724, dated 13.12.2023 rendered for the assessee Arben Agovi.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge:         Albana Shtylla

    Case Rapporteur:      Rezarta Schuetz

    Members:                   Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeals Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tirana.

  • 2025-10-28 All day

    On Tuesday, 28.10.2025, at 10:00, the Special Appeals Chamber shall adjudicate in public hearing the case (JR) no. 47/2023, dated 19.10.2023, corresponding to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 689, dated 24.07.2023 rendered for the assessee Ervin Pollozhani.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge:         Ina Rama

    Case Rapporteur:      Albana Shtylla

    Members:                   Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeals Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tirana.

  • 2025-10-28 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, në mënyrë të përsëritur, vërehet mungesë e ndërmarrjes së hetimeve dhe mbledhjes së provave, si dhe mungesë e arsyetimit logjik gjatë trajtimit të procedimeve penale. Lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se edhe pse pamjaftueshmëria financiare e konstatuar në mbulimin me burime të ligjshme të pasurisë, nuk e tillë që do të mund të çonte në masën e shkarkimit nga detyra, duhet të merret në konsideratë nga Kolegji në vlerësimin tërësor të çështjes. Z. Klodjan Braho deklaroi se konkluzionet e mësipërme do të rivlerësohen pas shqyrtimit të provave dhe sqarimeve të subjektit të rivlerësimit gjatë procesit në Kolegj, por referuar gjendjes në të cilën janë aktet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Agovi.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, ndërsa dha shpjegime të detajuara lidhur me shkaqet e ankimit, deklaroi se ato janë formale dhe të pabazuara në aktet në dosje dhe se veprimet e ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës janë të rregullta e të plota, çka vërtetohet edhe nga vendimet gjyqësore të çështjeve respektive. Përfaqësuesi ligjor kundërshtoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi sipas tij, nuk është një shkak ankimi i qenësishëm, i bazuar në prova. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023.

    Lidhur me denoncimet e publikut, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ato nuk përmbajnë të dhëna me rëndësi për çështjen. Subjekti i rivlerësimit ndau të njëjtin qëndrim me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

    Pasi dëgjoi qëndrimet e palëve, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetim për denoncimet, pasi nuk përmbushin kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016.

    Për t’u dhënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2025, ora 13:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-04 All day

  • 2025-11-05 All day

    On Wednesday, 05.11.2025, at 13:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 18/2024, dated 24.05.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 738, dated 22.02.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gëzim Çopa.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-05 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 05.11.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-05 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 05.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-05 All day

    On Wednesday, 05.11.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 53/2023, dated 09.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 702, dated 27.09.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Agron Bushati.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Rezarta Schuetz

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-11 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, se gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e kontradiktor dhe ka të ardhura të pamjaftueshme për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve të pasurisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit mund të paraqesë prova dhe argumenta shtesë për të përmbysur barrës e provës, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë rë detajuar shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se mbulon plotësisht me burime të ligjshme pasurinë e tij dhe se disa pasaktësi të vërejtura nuk cenojnë ligjshmërinë e burimit të krijimit të kësaj pasurie. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit paraqiti aktë të reja bashkëlidhur parashtrimeve, të cilat, kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Z. Ervin Pollozhani i kërkoi Kolegjit që, pasi të vlerësojë aktet në dosje, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023.

    I pyetur nga kryesuesja, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk kishte kundërshtim lidhur me pranueshmërinë e akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ato nuk përmbajnë rrethana me interes për procesin. Subjekti i rivlerësimit ndau të njëjtin qëndrim me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtuar se ka dhënë shpjegime shteruese lidhur me denoncimet si dhe akte në të cilat mbështet qendrimin e tij.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit, të depozituara në Kolegj, më datë 21.10.2025. Duke marrë në konsideratë qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me denoncimet, shpjegimet e subjektit të rivlerësimit në këtë kuadër, si dhe pasi i vlerësoi ato e aktet e depozituara prej tij, trupi gjykues vendosi të mos hetojë më tej, pasi nuk përmbushin kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes, duke i ftuar ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes.

    Për t’u dhënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.11.2025, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-12 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 12.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2024, datë 01.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 773, datë 07.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Haxhiu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-12 All day

    On Wednesday, 12.11.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2024, dated 01.10.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 773, dated 07.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Juljan Haxhiu.

    The trial panel of this case shall consist of judges:

    Presiding:        Rezarta Schuetz

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-13 All day

    Ditën e enjte, më datë 13.11.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhetë subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-13 All day

    On Thursday, 13.11.2025, at 13:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 15/2024, dated 17.04.2024, pertaining to the appeals of the Public Commissioner and the assessee Mimoza Margjeka, against decision no. 739, dated 26.02.2024, of the Independent Qualification Commission.

    The trial panel of this case shall  consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-13 All day

    The Appeal Chamber held on 06.10.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 42/2024, dated 28.10.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Aurel Zarka.

    The presiding judge announced that Article 179/b, paragraph 8 of the Constitution of the Republic of Albania has set forth the transfer of powers from the Public Commissioner to the Head of the Special Prosecution Office. Pursuant to Article 199, paragraph 2 of the Civil Procedure Code, the trial panel decided to transfer the procedural role from the Public Commissioner to the Head of the Special Prosecution Office, represented in this case upon special authorization by the prosecutor of the Special Prosecution Office, Mr. Adnan Xholi, present at the hearing.

    The legal representative of the assessee, authorized upon a power of attorney, filed a request for postponement of the hearing in order to expect the conclusion of the trial of the criminal case against the assessee at the Special Court of Appeal for Corruption and Organized Crime, on 10.10.2025, since according to him, this decision would affect the position they would take in the case before the Appeal Chamber. After hearing the position of the representative of the Head of the Special Prosecution Office, who expressed his support for the continuation of the trial, the panel decided to dismiss the request, inviting the parties to continue with their submissions.

    The representative of the Head of the Special Prosecution Office held that given the new circumstance, the criminal prosecution of the assessee, he requested the Chamber the reopening of the judicial investigation of the case, with the aim of addressing the relevant institutions for updating the information to assess whether the assessee reaches a reliable level for confirmation in office based on the three assessment criteria, assets, background and proficiency. The representative of the Head of the Special Prosecution Office requested, alternatively, the amendment of decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission or its upholding.

    The legal representative of the assessee provided his explanations with respect to the appeal and left in the Chamber’s assessment the request to address the institutions for updated information, emphasizing cases when this information would not affect the case under trial. The legal representative requested the upholding of decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission.

    The trial panel, after hearing the submissions of the parties and the request of the representative of the Head of the Special Prosecution, pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex to the Constitution, and Articles 45 and 49/1 of Law no. 84/2016, decided:

    - to reopen the judicial investigation of the case, requesting the updated report from the National Agency of Classified Security Information (AKSIK), on the background check for the assessee Aurel Zarka.

    - to request investigative materials on the two criminal proceedings to the Prosecution Office at Vlora Court of First Instance and the Special Court of Appeal against Corruption and Organized Crime.

    The next public hearing shall take place on 13.11.2025, at 10:00, at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-13 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, i autorizuar me prokurë prej tij, paraqiti një kërkesë për shtyrje të seancës me qëllim për të pritur përfundimin e gjykimit të një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.10.2025, pasi sipas tij, ky vendim do të ndikonte në qëndrimin që ata do të mbanin në çështjen në Kolegj. Pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili u shpreh për vijimin e gjykimit, trupi vendosi rrëzimin e kërkesës, duke ftuar palët të vijojnë me parashtrimet.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se, bazuar në rrethanën e re, atë të procedimit penal të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim që t’i drejtohet institucioneve përkatëse për përditësim të informacionit për të vlerësuar nëse subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi në mënyrë alternative ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024 ose lënien në fuqi të tij.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me ankimin dhe la në vlerësim të Kolegjit kërkesën për t’iu drejtuar institucioneve për informacion të përditësuar, duke veçuar rastet kur ky informacion nuk do të ndikonte në çështjen objekt gjykimi. Përfaqësuesi ligjor kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024.

    Trupi gjykues, pasi dëgjoi parashtrimet e palëve dhe kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 45 dhe 49/1 të ligjit 84/2016, vendosi:

    - të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke kërkuar raportin e përditësuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    - të kërkohen materialet hetimore për dy procedime penale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

    Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.11.2025, ora 10.00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.