Seancë publike

Seancë publike

2025-04-02 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.04.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu.
Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë.
Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit çmoi të bazuar autorizimin e z. Braho dhe trupi gjykues legjitimoi prezencën e tij në këtë seancë gjyqësore.
Z. Braho deklaroi se është hequr dorë nga shkaqet e ankimit të lidhura me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe vijoi me paraqitjen e shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë. Ai u shpreh se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë së tij dhe as të provojë të kundërtën e barrës së provës për këtë kriter. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu.
Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre depozituan akte, të cilat kërkuan të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Lidhur me këtë kërkesë, z. Klodian Braho u shpreh se nuk konstaton pengesa formale për administrimin e akteve.
Kryesuesja e trupit gjykues u kërkoi palëve të mbanin qëndrim lidhur me tri denoncime të publikut, dy prej të cilëve i ishin përcjellë institucionit të Komisionerëve Publikë para depozitimit të ankimit kundër vendimit objekt kontrolli, si dhe lidhur me to, nuk ishin ngritur shkaqe ankimi. Këto denoncime i ishin përcjellë më pas Kolegjit nga Institucioni i Komisionerëve Publikë. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se asnjë prej tyre nuk përmban shkaqe për hetim të mëtejshëm. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime dhe paraqiti akte të reja lidhur me çështjet e ngritura në denoncime.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç analizës financiare të vieteve 2009 – 2016, që është pjesë e dosjes gjyqësore.

Trupi gjykues vendosi të mos çelë hetim për denoncimet e publikut dhe pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Duke qenë se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, u vendos shtyrja e seancës për në datën 22.04.2025, ora 11;30.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.