
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit nr.170, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.12.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo