Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Luan Daci (kryesues), Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo (anëtarë), mori në shqyrtim kërkesën e gjyqtares Ina Rama për heqje dorë nga gjykimi i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit nr. 197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe, me vendimin nr. 62/3, datë 27.01.2020, me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës.
Në vijim të këtij vendimi, sot, më datë 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtare Ina Rama u zëvendësua nga gjyqtare Albana Shtylla.
Trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, do të ketë përbërjen si vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla,