Seancë publike

Seancë publike

2020-03-24 00:00 - 00:00

Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

Natasha Mulaj,            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla             Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ardian Hajdari             Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama                       Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Luan Daci                       Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo                  Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

 

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

***

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10.00 do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.