Ditën e premte, më datë 03.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.