Ditën e mërkurë, më datë 15.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agron Vavla, kundër vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.