Njoftime

Njoftime

2020-07-24 00:00 - 00:00

Sot, më datë 24.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, në çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Donika Prela.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

 

***

 

Njoftim

Sot, më datë 24.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, në çështjen (JR) nr. 36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 36/2019, datë 31.07.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

 

 ***

 

Njoftim

Sot, më datë 24.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, në çështjen (JR) nr. 19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr. 66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2019, datë 12.04.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

 

***

 

Njoftim

Sot, më datë 24.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, në çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Përbërja e trupit gjykues:

 

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator:  Sokol Çomo

 

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

 

***

 

Njoftim

Sot, më datë 24.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, në çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Peka.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Ina Rama.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

 

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi.

Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.