Njoftim

Njoftim

2020-10-16 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.10.2020, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 40/2018, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi mori në shqyrtim çështjen dhe rrëzoi me shumicë votash kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 04.11.2020, ora 10:30.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-12-03 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024.

    Për shkak të mosformimit me prezencë të plotë të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 04.12.2025, ora 09:00.

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-12-03 All day

    The Appeal Chamber opened today, on 03.12.2025, at 10:00, the hearing in camera of case (JR) 49/2024, dated 10.12.2024, pertaining to the appeal of the assessee Dashnor Nure against decision no. 793, dated 04.09.2024 of the Independent Qualification Commission.

    Due to the failure to form a full trial panel, the hearing was postponed to 04.12.2025, at 09:00.

    The hearing in camera shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.