Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 48/2019, datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aben Pasho kundër vendimit nr. 147, datë 16.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2019, datë 09.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo