Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2019, datë 13.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Irma Balli.
  2. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Irma Balli, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.06.2021.