Seance Publike

Seance Publike

2021-10-04 13:43 - 13:43

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

 

Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mos prezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij, duke bërë të ditur se subjekti i rivlerësimit ka konfirmuar me e-mail marrjen dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

 

Për vazhdimin e  seancës në mungesë të subjektit të rivlerësimit, kryesuesja e trupës kërkoi opinionin e Komisionerit Publik z. D. Sina, i cili kërkoi që seanca të vazhdojë. Pas konsultimit në vend, trupa vendosi me vijimin e seancës duke ja dhënë fjalën Komisionerit Publik për të paraqitur shkaqet e ankimit.

 

Komisioneri Publik, në vijim të shkaqeve të ankimit, parashtroi se procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit nuk mund të deklarohet i mbyllur pa vendim përfundimtar, për shkak se subjekti ka humbur statusin e magjistratit. Ai kërkoi nga trupa gjykuese prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe urdhërimin e KPK-së të klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për z. Hoxha.

 

Pas konsultimeve, gjyqtarja relatore i drejtoi disa pyetje Komisionerit Publik në lidhje me ndryshimin e kërkimit të ankimit, dispozitat ligjore të shkelura nga Komisioni, bazën ligjore ku mbështet ankimi dhe parashtrimet e paraqitura në seancën e sotme, etj., për të cilat z. Sina dha përgjigjet përkatëse.

 

Në përfundim, trupa gjykuese, pas konsultimit në vend, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për t’i komunikuar subjektit të rivlerësimit kërkimet e paraqitura nga Komisioneri Publik në seancën e sotme.

 

Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 13.10.2021, ora 10:00.

 

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.