Seance Publike

Seance Publike

2021-10-20 12:50 - 12:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit Komisioneri Publik kërkoi hetim të mëtejshëm për kriterin e pasurisë, informacione dhe dokumentacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, si dhe një vlerësim tërësor të çështjes që sipas Komisionerit Publik nuk është bërë i plotë dhe gjithëpërfshirës në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit dhe të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021.

Në përgjigje të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit paraqiti akte të reja, të cilat i konsideroi shteruese për ankimin dhe i kërkoi Kolgjit t’i pranojë ato në cilësinë e provës. 

Subjekti i rivlerësimit kërkoi mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.10.2021, ora 10:00, me qëllim që të shprehet lidhur me hetimin e mëtejshëm të çështjes.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.