Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.12.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 59/2019, datë 13.11.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 189, datë 25.07.2019.
Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 11.01.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të gjendjes faktike të çështjes, nëpërmjet përsëritjes së marrjes së provave të nevojshme.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.