Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues dhe gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar, në çështjen (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit 222, datë 12.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo