Duke qenë se dita e mërkurë, 25.05.2022, u caktua ditë pushimi me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 317, datë 18.05.2022, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri, e planifikuar për t’u zhvilluar në këtë ditë, u shty për t’u zhvilluar sot, më datë 09.06. 2022, ora 09:30.
Gjithashtu, edhe seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) 40/2021, datë 23.07.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha, e planifikuar për t’u zhvilluar po më date 25.05.2022, do të zhvillohet sot, me datë 09.06. 2022, ora 13:00.
****************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 24/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi.
Sot, në datën 09.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama