Njoftim

Njoftim

2022-10-11 09:04 - 09:04

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 44/2022, datë 04.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Sharra kundër vendimit nr. 546, datë 30.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 11.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:     Natasha Mulaj

Anëtarë:     Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi