Njoftim

Njoftim

2022-11-03 12:00 - 12:00

Sot, më datë 03.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2025-09-17 All day

    Ditën e hënë, më datë 06.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-17 All day

    On Monday, 06.10.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 42/2024, dated 28.10.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Aurel Zarka.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Mimoza Tasi

    Members:        Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.