Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi