Ditën e mërkurë, më datë 22.02.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 289, datë 06.08.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.