Ditën e premte, më datë 03.11.2023, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.