Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit nr. 587, datë 22.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi