Ditën e martë, datë 25.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 56/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Skënderi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 279, datë 23.07.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.