Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 21/2022, datë 28.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 516, datë 03.03.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 516, datë 03.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.03.2023.