Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2023, datë 06.04.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erarbër Madhi.

Në datën 11.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla