Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 46-2/2019 (JR), datë 18.04.2023, që i përket kërkuesit Ramadan Troci me objekt “Rishikim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 26, datë 21.10.2019, për subjektin e rivlerësimit Ramadan Troci.”
Në datën 20.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi