Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar në regjistrin e kërkesave të tjera procedurale të juridiksionit të rivlerësimit ankimi me nr. 60/2023 (JR), datë 28.04.2023, që i përket subjektit ankues Maksim Sota me objekt “Rivendosje në afat e të drejtës për ankim ndaj Vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Sot, në datën 03.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
*************************
Sot, më datë 03.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit nr. 381, datë 06.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi