Njoftim

Njoftim

2023-05-23 10:00 - 12:00

Sot, më datë 23.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz