Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 293, datë 10.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 293, datë 10.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.06.2023.