Seancë publike

Seancë publike

2023-07-04 10:00 - 16:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.07.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2023, datë 06.04.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik pretendoi se subjekti i rivlerësimit rezulton në përpjekje për të fshehur pasurinë, sipas nenit D, pika 5 e Aneksit të Kushtetutës, duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia, sipas nenit 61, pika 5 e ligjit 84/2016. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë dhe në mbështetje të pretendimeve të tij depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të pranoheshin si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit kohë të mjaftueshme, në pritje të një përgjigjeje nga ambasada shqiptare në NATO, pas kërkesës së bërë prej tij për vënien në dispozicion të një dokumenti mbi të ardhurat financiare nga puna pranë kësaj organizate, të një personi të lidhur me të.
Pas disa pyetjeve në funksion të shqyrtimit të çështjes të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe të njërës prej gjyqtareve anëtare, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit.
Për sa i përket denoncimeve të ardhura në adresë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vlerësoi se ato nuk përmbajnë rrethana të mjaftueshme për hetime të mëtejshme, në kuptim të nenit 53, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi vendosi të pranonte kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme në pritje të përgjigjes nga përfaqësia diplomatike shqiptare pranë NATO-s, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19 korrik 2023, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-16 All day

     

    On Monday, 16.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-16 All day

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.