Njoftim

Njoftim

2023-07-07 08:00 - 14:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 660, datë 16.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea.

Në datën 07.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:      Rezarta Schuetz

Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

******

Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit nr. 658, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 07.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relatore:      Mimoza Tasi

Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

 

Related upcoming events

  • 2026-05-13 All day

     

    Ditën e mërkurë, më datë 03.06.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Hajredinaj për rishikimin e vendimit (JR) nr. 39, datë 14.05.2025, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.