Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 296, datë 16.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alket Mersini. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.07.2023.Njoftim vendimi
2023-07-24 11:00 - 12:00