Sot, më datë 14.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kreshnik Omari kundër vendimit nr. 412, datë 06.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla