Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 10.08.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 3/2023, me kërkues Tom Dedaj dhe me objekt:

 

  1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020 që më përket mua kërkuesit Tom Dedaj.
  2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22 datë 28.01.2022 për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.
  3. Kthimin ne detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës se Parë Dibër.
  4. Dhënien e pagës nga data 30.11.2028 e deri në rifillimin e detyrës.
  5. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

 

Në datën 14.09.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Albana Shtylla

Gjyqtare: Mimoza Tasi

Relatore e çështjes: Ina Rama