
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2021, datë 11.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 336, datë 15.01.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 336, datë 15.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2023.