Njoftime

Njoftime

2023-09-20 All day

Sot, më datë 20.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Kraja kundër vendimit nr. 386, datë 15.08.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore:    Ina Rama

Anëtarë:     Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

***********************************************************************

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit nr. 683, datë 10.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 20.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi