Ditën e martë, më datë 12.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.