Njoftime

Njoftime

2023-11-09 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2023, ora 10:00, seancën plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 15.12.2023, ora 09:30, me qëllim njoftimin personalisht të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) dhe të përfaqësuesve të saj sipas prokurës së posaçme, av. Juljan Hashorva dhe av. Erhart Dedja.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

***********

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 701, datë 25.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.

Në datën 08.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

*******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 03.11.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 4/2023, me ankues Sali Hasa dhe me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 284, datë 17.07.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Sali Hasa”.

Në datën 08.11.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Mimoza Tasi

Relatore e çështjes: Natasha Mulaj

Related upcoming events

  • 2025-06-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022.

    Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar.

    Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.