Emërtimi: Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020, me vendimin nr. 1 datë 06.05.2021 dhe vendimin nr. 1 datë 04.10.2021 që më përkasin mua, kërkuesit, Tom Dedaj.

Data e regjistrimit: 13.12.2024

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Tom Dedaj

Subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Objekti: 1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020, me vendimin nr. 1 datë 06.05.2021 dhe vendimin nr. 1 datë 04.10.2021 që më përkasin mua, kërkuesit, Tom Dedaj.

2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22 datë 28.01.2019 për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.

3. Kthimin në detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër.

4. Dhënien e pagës nga data 30.11.2018 e deri në rifillimin e detyrës.

5. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Ina Rama

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi: Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 180, datë 09.04.2024 të KLGJ-së deri në përfundimin e gjykimit në KPA me vendim përfundimtar.

Data e regjistrimit: 03.05.2024

Vënë në lëvizje nga: Ankuesja Mimoza Margjeka

Subjekt i interesuar: Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Objekti: 1. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 180, datë 09.04.2024 të KLGJ-së deri në përfundimin e gjykimit në KPA me vendim përfundimtar.

2. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 180, datë 09.04.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me të cilin është vendosur:

1. Shkarkimin nga detyra e Magjistrates znj. Mimoza Margjeka, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

2. Ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të pagës dhe të përfitimeve të tyre financiare të magjistrates znj. Mimoza Margjeka.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz

Statusi: Përgatitje për shqyrtim