Njoftim

Njoftim

2024-01-24 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit nr. 711, datë 01.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 24.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Albana Shtylla

Related upcoming events

  • 2025-10-02 All day
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023.
    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK.
    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00.
    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
    Kryesuese: Natasha Mulaj
    Relatore: Albana Shtylla
    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.