Në datë 24.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi kundër vendimit nr. 375, datë 26.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi