Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-05-13 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të ankuesit Besnik Maho kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

– Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për kërkuesin Besnik Maho, ish – gjyqtar.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 13.05.2024, në Tiranë.